EMRI/U kap në palestër, ja kush është vrasësi nga Tirana që kërkohej...

EMRI/U kap në palestër, ja kush është vrasësi nga Tirana që kërkohej në Gjermani

155
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka lënë sot në burg një shtetas me origjinë nga Kosova të arrestuar dy ditë më parë.

I riu u arrestua në një palestër, teksa ishte shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane për vrasje.

Ai është Shkëlqim Kastrati, për të cilin Gjykata ka vendosur 40 ditë burg për qëllime esktradimi në Gjermani, ku edhe do të vuajë dënimin.

Shtetasi kosovar, i moshës 23 vjeç, u ndalua në një qendër tregtare në Tiranë, pasi drejtësia gjermani kishte vendosur për të masën e arrestit me burg në mungesë.

Jo vetëm kaq, por gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjetën edhe sekuestruan armë dhe drogë.

Kastrati ishte shpallur në kërkim nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY