FOTO/Gjobitet biznesi në Fier, shiste këto ushqime të skaduara

FOTO/Gjobitet biznesi në Fier, shiste këto ushqime të skaduara

126
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë disa kontrolle në disa biznese në qytetin e Fierit ku mësohet të jenë zbuluar edhe disa produkte të skaduara.

Lidhur me rastin mësohet se AKU jo vetëm ka sekuestruar produkte si ( birra, pije freskuse, kos “Frutis”, gjalp, lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj) por edhe ka gjobitur biznesin  me shumën  300 000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore, në kuadër të zbatimit të planit të sezonit turistik për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore.

AKU ka ushtruar një sërë kontrollesh në qytetin e Fierit, ku më datë 20.05.2019 në një njësi tregtimi supermarket (subjekti Argjil Prifti, Libofshë) nga inspektimi u kostatuan disa lloje produktesh (si birra, pije freskuse, kos “Frutis”, gjalp, lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj) me afat përdorimi të kaluar.

Nisur nga shkeljet e konstatuara në subjekt, ndaj tij u morën këto masa:

Masë administrative “Gjobë” për tregtim të mallrave të skaduar me vlerë 300,000 leke,
Masë administrative “Bllokim produkti” për ato produkte të cilat ishin përtej afatit të përdorimit për t’u asgjesuar.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet hartimit të planit turistik për sezonin 2019 shprehet i vendosur për të siguruar një sezon turistik me sa më pak problematika dhe për të garantuar të gjithë konsumatorët vendas dhe të huaj për cilësinë e produkteve që tregtohen. Ndaj në këtë periudhë të rëndësishme turistike për vendin AKU bën thirrje për bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë konsumatorëve për denoncuar çdo tentativë nga ana e subjekteve për të shkelur ligjin.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët! “-njofton AKU.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY