DETAJE/I përfshirë në 21 grabitje me 20 të vrarë, Lordi rus i...

DETAJE/I përfshirë në 21 grabitje me 20 të vrarë, Lordi rus i krimit fshihet në Shqipëri

190
0
Shares

Një 44-vjeçar i rrezikshëm është i shpallur në kërkim ndërkombëtar mga gjykata e Tverskoy në Moskë. Ka qënë gjykata e cila ka lëshuar një urdhër arresti në mungesë për një 44-vjeçar, të akuzuar për grabitje.

Personi i rrezikshëm është Revaz Kakhmazov, (Rezo Lotkinsky), dhe është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është i përfshirë në një sërë grabitjesh, bashkë me një grup të organizuar kriminal.

Ai dyshohet se mund të fshihet edhe në Shqipëri, pasi ka një nënshtetësi shqiptare, me emrin Revaz Mendeki.

Sipas hetimit të bërë nga autoritetet ruse, ky grup akuzohet për trafik droge, mashtrim ndaj kolonive, shitje droge në burgje, si dhe grabitje me armë.

Në total, hetuesit identifikuan 21 raste grabitjesh dhe 20 viktima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky janë të përfshirë në rreth 18 vrasje.

Në rast se ai do të kapet, ai rrezikon mbi 15 vite burg për akuzat e ngritura ndaj tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY