Lëvizje në prokuroritë e rretheve, zbulohen emrat që zëvendësojnë të shkarkuarit

Lëvizje në prokuroritë e rretheve, zbulohen emrat që zëvendësojnë të shkarkuarit

142
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar  ndryshimet këtë të marë lidhur me drejtuesit e një sërë prokurorish të rretheve të vendit. Kësisoj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar me 11 vota pro emrin e prokuorit Julian Cafka për caktimin e përkohshëm të tij në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Në mbledhje e sotme të KLP është vendosur që Cafka të caktohet si drejtues i Prokurorisë, pas shkarkimit në datën 16 maj nga KPK të Arben Pashos. Cafka sipas ligjit do të jetë i caktuar në këtë detyrë për 3 muaj.

Po ashtu me 11 vota pro është miratuar dhe projekt-akti për shtyrjen e afatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, përkatësisht nga data 22.05.2019 deri në 22.08.2019.

Një tjetër vendim që ka marrë KLP sot është dhe caktimi i Denisa Haskos në Prokurorinë e Tiranës. Në ndryshim nga vendimet e tjera, 5 anëtare të KLP kanë votuar kundër. Kujtojmë se  deri në datën 15 maj 2019, Hasko ka qenë e komanduar pranë ministrisë së Drejtësisë dhe pas këtij vendimi do të rikthehet në sistemin e Prokurorisë.

KLP ka miratuar dhe caktimin e prokurores Irena Çunoti, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë të ushtrojë funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë dhe caktimin e prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Gjykatës së Apelit Korçë të ushtrojë funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykates së Apelit Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY