Kandidatët po e braktisin, Patozi në përpjekje për të mbrojtur partinë: Po...

Kandidatët po e braktisin, Patozi në përpjekje për të mbrojtur partinë: Po i marrin peng

104
0
Shares

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi me një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka shpjeguar situatën e krijuar me largimin në masë të kandidatëve të BD.

Patozi përpiqet të mbrojë partinë, duke thënë se kandidatët e larguar janë marrë peng, duke shtuar se nuk ka ndodhur kurrë më parë që një partie t’i merren peng kandidatët e saj përpara zgjedhjeve.

“Asnjë peng për ata që u ndanë prej nesh për shkak se u kapën për fyti dhe u lidhën prej këmbësh nga të dëshpëruarit e sistemit, të cilët ndjehen tmerrësisht të kërcënuar nga era e BINDJES DEMOKRATIKE”, shkruan Patozi.

Kujtojmë se kandidati  i fundit braktisi sot BD. Bledar Sinella i cili ishte regjistruar si kandidat i BD-së në Kavajë është tërhequr.

 Postimi i Patozit

NUK NA NDALIN DOT, NDAJ JANË TËRBUAR NGA DËSHPËRIMI

Krenarë për atë që kemi bërë në kaq pak ditë dhe mirënjohës për gjithkënd që mbështeti dhe besoi tek BINDJA DEMOKRATIKE. Sot jemi realisht shumë më tepër dhe shumë më të fortë se në ditën e parë.

Asnjë peng për ata që u ndanë prej nesh për shkak se u kapën për fyti dhe u lidhën prej këmbësh nga të dëshpëruarit e sistemit, të cilët ndjehen tmerrësisht të kërcënuar nga era e BINDJES DEMOKRATIKE.

Shikojeni vetë si janë shpërfytyruar, sa kanë nisur me tërbim një fushatë të egër kundër nesh, që të kujton gjuetinë e nazistëve ndaj ebrenjve, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një partie politike, ndonëse fare e re, t’i sulmohen, përgjohen dhe merren peng, që nga firmëtarët e deri tek kandidatët e saj për zgjedhjet e 30 qershorit.

Është e pashmbullt kjo që po ndodh, por ajo konfirmon gjithashtu se ne kemi bërë gjënë e duhur në kohën e duhur.

E kanë kot. Sepse nuk na ndalin dot, ndaj edhe janë kaq të acaruar.

Nuk ia vlen të merreni me inkuizitorët, ndonëse i njohim me emra, ua dimë edhe zyrat ku i kanë thirrur të penduarit, në prani të dëshmitarëve mediatikë.

Sepse koha e tyre po skadon me shpejtësi. Është koha e BINDJES DEMOKRATIKE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY