Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, njëri i shpallur në kërkim për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, ndërsa tjetri u kap me disa doza heroine.
Personi i parë i arrestuar është 26-vjeçari S.Sh, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë më datë 01.12.2018, shpërndanin lëndë narkotike canabis sativa në doza të vogla në rrugën “Bego Hoxha”, ku në momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, shtetasve të arrestuar i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 355 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Po ashtu policia thotë se nga forcat ”Shqiponja” është goditur një rast i shpërndarjes së heroinës.
“Në rrugën “Njazi Demi” Tiranë në stolat e një lulishteje, në orët e vona të mbrëmjes, nga forcat “Shqiponja “, është kapur dhe arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi I.A. 36 vjeç, lindur në Tiranë, pasi u kap në flagrancë me katër doza heroinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet e mësipërme do t’i referohen prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/