Ish-deputeti i PD shpërthen ndaj Thaçit: Kërkon të njollosë gjithëçka Shqipëria ka...

Ish-deputeti i PD shpërthen ndaj Thaçit: Kërkon të njollosë gjithëçka Shqipëria ka bërë për Kosovën

95
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, ka raguar pas akuzave të forta që presidenti i Kosovës Hashim Thaci, lëshoi ndaj ish-kryeministrit Berisha, mbrëmë në një studio televizive.

Duke e quajtur presidentin kosovar si pro-serb, përmes një postimi në FB, Shehu shprehet se Thaci do të njollosë gjithëcka Shqipëria ka bërë për Kosovën.

POSTIMI I SHEHUT:

Thaci do te njollose gjithecka Shqiperia ka bere jo vetem per Kosoven.
Ai perseri “hodhi balte” mbi Berishen, jo thjesht per te larguar vemendjen nga “grushti” qe mori ne Berlin projekti Serb i artikuluar nga ai ne shqip,
Berisha dhe Shqiperia, e para nga vendet ish komuniste ne rrugen drejt BE e NATO, qe prej vitit 1992 kane dhene nje kontribut te pa cmuar per zhvillimet drejt nje Kosove te pavarur e demokratike.
Me rolin e saj lider per stabilitetin e Rajonit ajo u kthye ne mburojen me te forte per Kosoven, atehere te martirizuar.
Ishte Presidenti e Qeveria jone, qe bene te mundur qe ne vitin 1992 te kerkohet nga instancat nderkombetare domosdoshmeria e rolit te tyre ne dialog e me tej ne vitin 1994 te kalohet nje Rezolute ne Asamblese se OKB, ku prononcohej vet vendosja e Kosoves.
Shqiperia u kthye ne nje baze e “shtepi” te hapur per te gjitha perpjekjet kosovare per liri e demokraci, diplomacia shqiptare kishte si detyre paresore pikerisht ate ceshtje te madhe.
Jo rastesisht Presidenti Bush e shpalli de fakto Pavaresine e Kosoves nga Tirana, ne krah te kryeministrit Berisha.
Njollosja qe Thaci kerkon t’i beje ne menyre paranojake Berishes, nuk eshte thjesht dicka personale, eshte dhe nje agresion per te mohuar rolin e madh te Shqiperise demokratike ne zhvillimet kosovare, nje tentative qe me shpifje monstruoze e intriga deri te “lidhje me terrorizmin”, kerkon te zbehe ate cfare arriti vendi yne, rolin tone paresor stabilizues ne Rajon, rol qe fatkeqesisht se fundmi ju “dhurua” Serbise.
Shpifjet e Thacit, ne “korrin e argateve te Beogradit”, jo vetem ndihmojne endren e vjeter te “Serbise se Madhe”, por dhe demontimin ekstrem te rolit lider shqiptar ne Rajon, per tu rimare ky perfundimisht nga Beogradit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY