Agron Duka i sigurt: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

Agron Duka i sigurt: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

83
0
Shares

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është shprehur i sigurt se zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk do të zhvillohen, ndonëse PS po vijon normalisht të gjitha procedurat e nevojshme.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Duka shprehet se në zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të gjejë përfaqësim më shumë se gjysma e elektoratit, e në kushte të tilla mazhoranca do të bëjë hapa pas.

“Sigurisht jemi në një moment kritik dhe klima politike në vend është tej mase e polarizuar. Unë nuk kam qenë ndonjëherë ithtar i qëndrimeve ekstreme, por sot opozita është duke vepruar në dobi të interesit publik pasi nuk po kërkon gjë tjetër veçse zgjedhje të lira. Nga ky këndvështrim, duke pasur parasysh se në zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të gjejë përfaqësim më shumë se gjysma e elektoratit dhe në shumë bashki nuk do të ketë as kandidatura të tjera përveç atyre të PS-së, mendoj se ato nuk do të zhvillohen, dhe do të ketë hapa prapa nga ana e mazhorancës. Është thjesht çështje kohe. Përsa i përket kërcënimit me burg për ata që mund të pengojnë votimet, unë gjykoj se kemi të bëjmë me një paradoks që indinjon edhe më shumë ata që po protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për sa kohë nuk kemi asnjë ndëshkim të atyre që janë kapur duke vjedhur votën në vitin 2017, nuk mund të kërcënosh qytetarët që po veprojnë për të mbrojtur pluralizmin”, shpprehet kreu i PAA-së.

I pyetur se si do të arrihet të bindet mazhoranca për kërkesat e opozitës, Duka thotë: “E kam dëgjuar këtë justifikim nga ana e kryeministrit, mirëpo të gjithë ne mbajmë mend se zgjedhjet vendore të vitit 2007 u shtynë me afro një muaj, edhe pse presidenti kishte dekretuar datën. Pra shtyrja e datës nuk përbën asnjë problem, nëse do të ketë një vullnet politik për të krijuar kushtet e nevojshme që zgjedhjet të jenë realisht të lira dhe të ndershme. Nga ana tjetër, ne kemi parashtruar kërkesat tona, propozimet për qeveri tranzitore dhe rrugëtimin e nevojshëm për të dalë nga kjo krizë politike. I takon kreut të Partisë Socialiste të reflektojë dhe të mos lejojë që vendi të kthehet 30 vite mbrapa, në kohën kur në Shqipëri kishte votime por jo zgjedhje. Të bindur për drejtësinë e kauzës sonë, ne do të vijojmë me protesta dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, te të cilët duhet të japim mesazhin se zgjedhje të tilla nuk do të kenë vetëm pasoja të frikshme për demokracinë tonë por, nëse mazhoranca nuk heq dorë, 30 qershori do të kujtohet si një datë e mbuluar nga turpi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY