Arrestohen pesë persona në Shkodër, mes tyre 2 policë dhe 1 inspektor

Arrestohen pesë persona në Shkodër, mes tyre 2 policë dhe 1 inspektor

134
0
Shares

Pesë persona janë arrestuar, mes tyre tre zyrtarë pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje.

Arrestimet janë bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.

Policia thotë se zyrtarët dyshohet se favorizonin ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura të Velipojës kundrejt shpërblimit financiar

Të arrestuarit janë:

– P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;

– R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;

– R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 shtetasit:

– N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;

– B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit”, thuhte ne njoftimin e policisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY