Dosja ‘339’/ Jo vetëm Dako, në prokurori të gjithë personat që dalin...

Dosja ‘339’/ Jo vetëm Dako, në prokurori të gjithë personat që dalin në përgjime

174
0
Shares

Pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për disa orë të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, organi i akuzës  do të vijojë me marrjen e deklarimeve të personave të tjerë që kanë dalë në përgjime në dosjen e famshme, “339”.

Sipas asaj që mëson Ora News, Krimet e Rënda do të kryejnë hetime të hapura, duke thirrur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit të gjithë ata që kanë dalë në përgjime, përfshirë këtu edhe punonjës policie dhe zyrtarë të tjerë.

Marrja në pyetje për këtë dosje nisi të enjten me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili është pyetur për gati 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke dhënë shpjegime lidhur me hetimin që ka nisur akuza për dosjen 339/1.

Dako u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen dhe jo si person nën hetim.

Mësohet se ai ka treguar rrethanat e njohjes me Avdylajt dhe persona të tjerë që janë përgjuar nga Prokuroria.

Vangjush Dako, i cili ka dalë në përgjime teksa flet me Altin Avdylaj, përmendet nga persona të tjerë për blerje votash.

Që prej fundit të muajit maj 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë që mësohet se Dako po verifikohet edhe për punësime të paligjshme në njësitë administrative që drejton, pasi nga përgjimet janë konstatuar ndërhyrje dhe emërime jashtë kritereve ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY