Basha publikon dokumentin 800-vjeçar: Dhunimi i të drejtave të njeriut shkak për...

Basha publikon dokumentin 800-vjeçar: Dhunimi i të drejtave të njeriut shkak për përmbysjen e pushtetit

80
0
Shares

Kreu i demokratëve, Lulzim Bashan ë një postim në Facebook tregoi se gjatë vizitës së tij në Parlamentin Britanik, ka vizituar edhe dhomën ku ndodhet “Magna Karta”, dokumenti 800 vjeçar, që flet për të drejtat dhe liritë themelore të njerëzimit.

Sipas Bashës, ky dokument manifeston parimin bazë të demokracisë perëndimore që nënkupton se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre, është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.

“Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu”, shkruan ndër të tjera Basha:

Postimi i plotë: 

Të dashur miq, këtë foto e mora nga panelet e Ëestminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve.
Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.
Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY