Njoftimi i Aviacionit Civil: ‘Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku’

Njoftimi i Aviacionit Civil: ‘Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku’

145
0
Shares

Ditën e nesërme pasagjerët që kanë prerë bileta për të udhëtuar drejt Italisë do të duhet ti shtyjnë fluturimet e tyre për një ditë tjetër.

Shkak është bërë greva e aviacionit civil në Itali, që ka prekur edhe 3 kompanitë ajrore që operojnë me fluturime nga Shqipëria për në Itali dhe anasjelltas.

Njoftimin për anullimin e fluturimeve e jep Aviacioni Civil në Shqipëri.

Kjo është hera e parë që një grevë e tillë bëhet shkak për anullimin e fluturimeve ajrore nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

NJOFTIM PËR GJITHË PASAGJERËT QË DO UDHËTOJNË DREJT ITALISË

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anullimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY