Këngëtarja tregon ndodhinë e pabesueshme, krushqit u zunë dhe prishën dasmën për...

Këngëtarja tregon ndodhinë e pabesueshme, krushqit u zunë dhe prishën dasmën për PD dhe PS

105
0
Shares

Irma Libohova ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”ku ka rrëfyer moderatoreve se si njëherë ka qenë prezente në një dasmë e cila u prish sepse njëra anë e krushqve ishte me Partinë Demokratike e tjetra me Partinë Socialiste.

Një histori që nuk do ta harroj kurrë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë, ishte dasmë e vajzës. Vajza e bukur si drita, si ylli.  Vjen krushqia. Më vjën një pusullë mua: Na këndo një këngë për një figurë politike. I thashë duhet t’i thuash të zotit të dasmës se gjithsesi nuk jemi në dasëm për të bërë politikë. Këtu është qejf s’ka lidhje. Shkurt krushqit ishin të partisë Demokratike, nusja i kishte përfaqësues të partisë Socialiste.

Pasi unë nuk e këndova u hodh një shishe vere në dasmë, u hodh nga tavolina e krushqëve në pistë aty. U kuptua menjëherë arsyeja pse, thjesht u prish dasma. Krushqit u ngritën ikën dhe dasma u prish. Flasim për shumë vite përpara. Sot njerëzit janë ndërgjegjësuar.

Nuk do pranoja të punoja për asnjë parti.”,- ka treguar Irma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY