“Nuk na nevojitet ndjesa publike e Damianit”, ish-deputeti: Do përfundosh në burg

“Nuk na nevojitet ndjesa publike e Damianit”, ish-deputeti: Do përfundosh në burg

119
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas deklaratës së ish-ministrit Damian Gjiknuri i cili shprehej se me Beccett-in Shqipëria kishte fituar një çështje në arbitrazh.

Spaho i kujton Gjiknurit burgut, duke i treguar se ai  duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për humbjen milionave euro në gjykatën e arbitrazhit.

Kujtojmë se Ish-ministri, Damian Gjiknuri në një reagim në mediat sociale shkruante se Shqipëria ka fituar kundër biznesmenit Beccetti, çështjen e Kalivaçit dhe mediat kanë shkruar të pavërteta në lidhje me gjyqin në arbitrazh.

Ditët e fundit në mediat qarkullon lajmi se Shqipëria ka humbur rreth 140 milionë euro kundër Beccettit.

POSTIMI I PLOTË

Nuk na nevojitet ndjesa publike e Damianit. Ai mban pergjegjesi ligjore per demin financiar prej 110 milion euro qe do paguaje Shqiperia. Ministria e drejtuar nga Damiani, me urdher te Rames filloi luften me Bechettin dhe ishte e paafte te mbronte ceshtjen ne Arbitrazh. Nuk eshte per tu cuditur ne se jane marre vesh me Bechettin per ta humbur ceshtjen kundrejt ndonje shperblimi te majme sepse edhe pala tjeter si Damiani eshte. Ketij veshgjati gjithmone i kam thene qe do perfundoje ne burg per ato qe ka bere. Eshte pergjegjes per kete afere prej 110 milion euro, korrupsionin 40 milion tek Unaza e re, 12 milion euro tek OSHE dhe shume raste te tjera, per ti vene kapakun me hajduterine e zgjedhjeve ne Diber. Damian po mblidhet litari. Rama para se te ike vehte do ju leshoje ju nje nga nje dhe ka plot peshkaqene qe mezi presin tju shqyejne per tu treguar burra te mire te sistemit te ri te drejtesise. Ndoshta edhe Arta me Doniken do perpiqen qe me koken tende e te Vangjushit te mbijetojne. Jeta eshte e veshtire Damian, te vjen nga se pandeh.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY