VIDEO-ja e italianit me “skifterët” shqiptarë, reagon protagonisti: Ja e vërteta

VIDEO-ja e italianit me “skifterët” shqiptarë, reagon protagonisti: Ja e vërteta

128
0
Shares

Disa ditë më parë u publikuar një video ku një italian teksa ecte me makinë në shtetin fqinj, ka parë dy shqiptarë të cilët me telefon në dorë, u bënin foto dhe video shtëpive të zonës, teksa shëtisnin.

Nisur nga fakti që shqiptarët njihen si ‘skiftera’ në Itali, i huaji ka ndaluar makinën, ka biseduar me ta dhe i ka filmuar gjithashtu. Ai i pyeti se përse po filmojnë shtëpitë kurse dy shqiptarët i afrohen tek xhami i makinës dhe me një italishte që lë për të dëshiruar, u shprehën se po shëtisnin.

Por për këtë video , e cila u bë hit në rrjet ka reaguar një nga protagonistët, shqiptari  Besmir Cuci nga Durrësi. Ai është shprehur në rrjetet sociale se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që mbretëron në rrjetet sociale. Ai shprehet se shqiptarët vdesin për dallavere dhe në shtetin fqinj punon shumë aq sa orën nuk e di kur kthehet nga puna.

Besmir Cuci

“Flm per te gjith shqiptaret se e shoh se sa te dashur jemi si komb sa kurr se kemi dashur njeri tjetrin un jam personi ne fjal dhe kjo vidjo u be nga nje pipino qe mendoi se jemi hajduta ndersa ne se dim ca ore vim ne shpi nga puna flm per te gjith ata patriot qe shajn se ne shiptaret vdesim per dallavere kte pun bej ktu ne itali te ndershme dhe te paster flm te gjithve”-shkruan ai në koment.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY