Delegacioni i BE në Tiranë: Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron...

Delegacioni i BE në Tiranë: Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë!

76
0
Shares

Dje në Parkun Rinia në Tiranë, delegacioni i BE-së në Shqipëri së bashku me aktivistë të të drejtave të njeriut, aktivistë  të LGBTI , dhe anëtarë të komunitetit marshuan në paradën e Tirana Pride për të mbështetur komunitetin LGBTI në Shqipëri.

Në një postim në faqen zyrtare të delegacionit në facebook, BE thekson se “ne besojmë në të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë dhe jemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë personave LGBTI”.

BE-ja nxit një dialog të gjallë dhe bashkëpunon ngushtë me organizatat e shoqërisë civile që mbështesin komunitetin LGBTI në të gjitha fushat e jetës.

“Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë. Dashuria dhe diversiteti janë ngjyrat e jetës” përfundon delegacioni i BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY