Merr fund kriza e marrëdhënies së Elvana Gjatës me Ervin Matën, çifti...

Merr fund kriza e marrëdhënies së Elvana Gjatës me Ervin Matën, çifti drejt zyrtarizimit të lidhjes

335
0
Shares

Ky 14 Shkurt nuk ishte “mjaltë” për protagonisten e filmit “Dy gisht mjaltë”, ku Elvana Gjata u dashurua dhe u martua me personazhin që quhej Ervin, emri i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Vrasja në Bllok tronditi jo pak opinionin publik, ngjarje kjo që u komentua edhe më shumë pas përfshirjes së këngëtares dhe zbulimit të të fejuarit të saj sekret.

elvanaa

Një javë pas ditës së Shën Valentinit, Elvana u pa se nuk e mbante më unazën prej diamanti që Mata i dhuroi para një koncerti që ajo mbajti në Prishtinë. Në po të njëjtin qytet, ajo vendosi të rikthehej për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku u vu re që në dorën e saj mungonte unaza e shumëpërfolur.

elvana-gjata-ervin-mata-724x405

Ky lajm u pasua se Elvana ishte në krizë me partnerin, në arrati pas ngjarjes, madje u tha se ata ishin ndarë. Të shumtë ishin personat që kërkonin të dinin për vazhdimin e lidhjes mes Ervin Matës dhe Elvana Gjatës, dhe këngëtarja e dha vetë lajmin, sidomos pasi hoqi nga gishti unazën e fejesës. Por para dy ditësh, Elvana, në një farë mënyre, u dha fund aludimeve, duke postuar një foto në rrjetin e saj social “Instagram”, ku fokusi vihej në unazën me gurë diamanti.

elvana

Ky u interpretua si një konfirmim nga ana e Elvanës se dashuria dhe lidhja me Ervinin ende nuk ka përfunduar. E ky ndryshim vjen gati dy muaj nga lirimi i Ervin Matës nga Gjykata e Tiranës në fillim të muajit mars. 32-vjeçari u lirua dy ditë pasi u dorëzua në Policinë e Tiranës, pasi Gjykata dha masën e detyrimit për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori.

elvana1

E, mesa duket, pas lënies në gjendje të lirë, ka arritur të sqarojë edhe marrëdhënien me Elvanën, duke e vazhduar fejesën aty ku e kishin lënë. Kujtojmë që pas ngjarjes së rëndë dhe krizës në jetën personale, Elvana u rikthye me klipin “Tavolina e mërzisë”, tekstin e së cilës fansat e përkthyen sikur i këndonte periudhës së errët që po kalonte në jetën sentimentale. Në shkurt, kur doli lajmi i ndarjes, Mata kërkohej nga Policia, ndërkohë që u vu re detaji që kishte hequr unazën e fejesës.

elvana

Në lidhje me unazën, Elvana dha një intervistë për “Prive” në muajin korrik, ku u pyet për unazën me gur diamanti dhe ajo si gjithmonë u tregua e rezervuar, duke u shprehur se e ka të shenjtë jetën private. Por nuk vonoi shumë dhe më vonë u zbulua se unaza ishte një dhuratë e partnerit të saj. Por në koncertin e rikthimit, unaza në dorën e këngëtares mungonte, duke ngritur dyshimet në media nëse kjo ishte një zgjedhje e stilistit personal të saj, Valdrin Sahiti, apo këngëtarja ishte ndarë përfundimisht, pas një viti fejesë zyrtare.

elvana1

FEJESA E FSHEHTË E ELVANA GJATËS ME DJALIN QË E PESHONTE NË PARA

Më shumë se një vit më parë, Elvana Gjata u fejua me biznesmenin nga Tirana, i komentuar si pronari i një hoteli në Tiranë. Ishte fiks periudha kur këngëtarja u mungoi fansave të saj, duke mos qenë fare aktive në rrjetet sociale, pasi udhëtoi për pak kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po realizonte projektet e reja muzikore. Miq të afërm treguan se në fund të 2017-s, ajo ishte fejuar në fshehtësi me të dashurin biznesmen, që e peshonte ne para.

elvana2

U fol se artistja kishte zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë nga Tirana, që në rrethet e ngushta komentohej vetëm për pasurinë. Për fejesën, ai kishte marrë edhe miratimin e prindërve të tij (të cilët e donin dhe mbështesnin shumë Elvanën), një familje e njohur biznesmenësh në Tiranë. Elvana, madje, konsiderohej si nusja në familjen e tij, ndërkohë që ata u panë të parët në radhë në koncertin e saj në bashkëpunim me Pirro Çakon.

elvana1

Por rrota e fatit ndryshoi me shpejtësinë e erës për Elvanën dhe të fejuarin e saj, për të cilin e tha në ekran se: “Zoti e kishte bekuar me një fat shumë të mirë!” Që prej ngjarjes së rëndë, që ndodhi më 4 tetor 2018, në zonën e ishBllokut, ku i përfshirë ishte dhe i dashuri i saj, Elvana nuk u shfaq në publik, ndërkohë që u kuptua më vonë se heqja e unazës nuk ishte aspak një truk i sugjeruar nga stilisti i saj, por një vendim që ajo kishte marrë për t’u ndarë nga i fejuari.

elvana1

Shkak për të marrë këtë vendim u bë edhe përfshirja në përplasjen me armë të kushëririt të saj, gjë që e futi këngëtaren në konflikt edhe me fisin e saj. Sipas burimeve pranë këngëtares, ajo nuk e priste se mund të përshihej në një skandal të tillë me të fejuarin, djalin që e kishte njohur që në gjimnaz, pasi e kishte pasur shok shkolle. Ritakimi më vonë bëri që mes tyre të lindin ndjenjat dhe të merrnin vendimin për të nisur një histori të re, bazuar në konsideratat e dikurshme që ruanin për njëri-tjetrin. Me rikthimin e saj në skenën e Kosovës, Elvana Gjata dha intervistën e saj të parë për “Klan Kosova”, pas ngjarjes në Bllok.

elvana

“Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju, të përqafohem dhe një herë me publikun dhe të jap shpirtin tim!”, u shpreh ajo jo pak e emocionuar, pasi, sipas saj, emocionet për një artist vetëm shtohen me kalimin e viteve. Në atë intervistë, ajo foli dhe për filmin komik “Dy gisht mjaltë” me Ermal Mamaqin, ku u shpreh se për herë të parë do të kishte mundësinë të shfaqte talentin e saj të aktrimit, duke qenë se ajo kishte mbaruar studimet e larta për regji. Nuk dihet nëse çifti i është rikthyer bashkëjetesës në apartamentin e tyre luksoz në Tiranë, njësoj si para krizës.

PANORAMA PLUS

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY