Kush është Fabio Dushku? Nga pronar lokali në Athinë, në të burgosur...

Kush është Fabio Dushku? Nga pronar lokali në Athinë, në të burgosur përjetësisht

311
0
Shares

Prej 10 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo.

Bëhet fjalë për Fabio Dushkun 33 vjeç me origjinë nga Mirdita. Në një bisedë telefonike me tvklan.al, ai na tregon se në Greqi ka qenë bashkëpronar i një lokali nate.

Pyetje: Kur keni shkuar për herë të parë në Greqi dhe me çfarë jeni marrë?

Fabio Dushku: Në vitin 2001. Me thënë të drejtën nuk kam punuar. Në fillim të 2010-s kam rënë në burg, jam 33 vjeç. Jam dënuar me tre burgime të përjetshme.

Pyetje: Ju nga jeni me origjinë?

Fabio Dushku: Nga MirditaJam marrë me punë të ndryshme, por jo kështu, si ta them…. jam marrë me punë të ndryshme. Kam pasur ca biznese. Club nate. Në Athinë në Kalithea.

Pyetje: Ju ishit bashkëpronar apo aksioner i vetëm?

Fabio Dushku: Bashkë me një tjetër, me një grek.

Pyetje: Ju më pas u shkëputët për shkak të falimentimit apo problemeve ligjore?

Fabio Dushku: U tërhoqa unë, jam tërhequr para se të bija në burg. U mora me diçka tjetër.

33-vjeçari është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Fabio thotë se nuk i pranon akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai tregon se vendimin e Shkallës së Parë dhe të Apelit e ka dërguar në Gjykatën e Lartë dhe aktualisht çështja është në gjykim.

Pyetje: Cila është historia juaj për të cilën jeni dënuar?

Fabio Dushku: Unë jam dënuar për ca vrasje dhe dy organizata si bashkëpunëtor në organizatë terroriste këtu në Greqi.

Pyetje: Me sa vite jeni dënuar?

Fabio Dushku: Burgim të përjetshëm.

Pyetje: Vrasjet kanë ndodhur në Greqi dhe në cilin vit?

Fabio Dushku: Kanë ndodhur në 2007-2008. Unë jam dënuar për ato tani, dhe nuk është se kërkoj pafajësi.

Pyetje: Ju e keni pranuar dënimin tuaj?

Fabio Dushku: Jo, për vrasje nuk kam pranuar asgjë unë!

Pyetje: E keni apeluar çështjen?

Fabio Dushku: Normale që e kam apeluar. Jam në gjykim e sipër në Gjykatë të Lartë.

Pyetje: Për sa vrasje ju kanë dënuar?

Fabio Dushku: Për ca vrasje dhe shumë plagosje.

Pyetje: Vrasjet kanë ndodhur në vitin 2007?

Fabio Dushku: Kanë ndodhur në vitet 2007-2008-2009. Unë jam kapur në vitin 2010.

Pyetje: Në cilin qytet kanë ndodhur krimet për të cilat ju akuzoheni?

Fabio Dushku: Në Selanik, Athinë dhe Larisa.

Pyetje: Domethënë për 3 vrasje?

Fabio Dushku: Po!

Krahas vendimit me burgim të përjetshëm, Fabio Dushku është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Ai thotë se në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u kap nga autoritetet greke dhe u akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku ndodheshin. Gjatë bisedës telefonike, Dushku shprehet se e ka pranuar që ka qenë pjesë e organizatës terroriste.

Pyetje: Ju aktualisht për çfarë jeni në gjykim?

Fabio Dushku: Në lidhje me atë organizatën që do hidhnim në erë murin e burgut në 2015, do shembnim burgun. Jemi dënuar 40 veta bashkë.

Në Shkurt 2018 u akuzua se kishte planifikuar arratisjen nga burgu i Koridhalos. Këto pretendime i mohon duke thënë se ishte lojë e drejtorisë së burgjeve në Greqi.

Pyetje: Ndërkohë, vitin e kaluar në fillim të Shkurtit u tha dhe u akuzuat se kishit planifikuar arratisje nga burgu i Koridhalos. Sa e vërtetë është?

Fabio Dushku: Nuk është e vërtetë. Ajo ishte politike. Mua s’mu gjet asgjë, m’u gjet një laptop. Laptopi s’është asgjë. Ajo ishte një lojë e drejtorisë së burgjeve. Nuk është se u gjykova për atë punë. Thjesht u bë e madhe në media, por në realitet e dinin ata dhe nuk e dija unë. S’ka problem, se këto gjëra kanë ndodhur gjithmonë me mua.

Një ditë më parë, në intervistën që dha ekskluzivisht për tvklan.alFabio Dushku foli për “Mafian e burgjeve” në Koridhalo dhe çfarë po ndodh me shqiptarët në burgjet greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY