Dhuna ndaj Dollapit, Gazmend Bardhi paralajmëron shefin e FNSH: Do të përgjigjet...

Dhuna ndaj Dollapit, Gazmend Bardhi paralajmëron shefin e FNSH: Do të përgjigjet personalisht dhe…

86
0
Shares

“Zemërimi i qytetarëve do të vijojë në rritje”. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi në një intervistë për News 24 teksa komentoi situatën politike në vend dhe protestat e opozitës.

Duke iu rikthyer edhe një herë dhunës ndaj sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi, Bardhi paralajmëroi shefin e FNSH, Arben Baro se, do të përgjigjet personalisht dhe ligjërisht.

“Dy drejtues të lartë të policisë së shtetit kanë ofenduar Dollapin dhe ai ka hedhur një shishe ujë. Ka qenë në çdo protestë në vijë të parë në mbrojtje të policëve. Akti që mori në këmbim ishte një dhunë çnjerëzore. Ai është një kriminel me uniformë (shefi i FNSH) që do të marrë përgjigje personale dhe institucionale. Me urdhër politik ka shantazhuar. Nuk mund të largohet do të thotë se nuk përmbush detyrat ligjore. Është përgjegjës për protestën”, u shpreh Bardhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY