Ironia e Berishës: Rama me paranoja, prisni kur t’iu ndalojë armiqve hyrjen...

Ironia e Berishës: Rama me paranoja, prisni kur t’iu ndalojë armiqve hyrjen në Hënë

95
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas daljes së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, teksa shprehej  për ata që duan të prishin procesin zgjedhor.

Rama tha se kush tenton do përballet me ligjin dhe mund të futet në listën e zezë të të dënuarve për krime zgjedhore dhe do t’u hiqet përjetë e drejta për të hyrë në SHBA dhe vendet e BE-së.

Berisha reagon në “Facebook” duke shkruar se paranoja e tij ka arritur në re dhe herë tjetër mund të shpallë dhe ndalimin në hënë të armiqve.

Paranoja e tij nga mos mjekimi ka arritur gjer në re! Herën tjetër prisni kur të shpallë se armiqve të tij do iu ndalohet përgjithmonë hyrja në hënë dhe familjarët e tyre do internohen në Shkretëtirën e Gobit”, shkruan Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY