FOTO/Ngjyra dhe përqafime, zhvillohet parada e LGBT në kryeqytet: Shteti hesht, ne...

FOTO/Ngjyra dhe përqafime, zhvillohet parada e LGBT në kryeqytet: Shteti hesht, ne guxojmë

186
0
Shares

Me parullën e madhe “Shteti hesht, ne guxojmë “, aktivitstët e LGBT-së kanë zhvilluar paradën e tyre.

18 maji shënon ditën e paradës të Krenarisë, një marshim simbolik që synon ndërgjegjësimin e njerëzve mbi të drejtat që kanë dhe që duhet të kenë anëtarët e komunitetit LGBT.

Edhe sot, njerëz që i përkasin këtij komuniteti kanë marshuar në Tiranë, në parkun Rinia për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Të drejtat LGBT në Shqipëri janë të garantuara nëpërmjet legjislacionit kundër diskriminimit.

Shqipëria konsiderohet si një vend konservator, specifikisht në reagimet publike lidhur me të drejtat e personave LGBT si dhe vizibiliteti i tyre në sferën publike. Gjithsesi legjislacioni kundër Diskriminimit që Shqipëria ka miratuar e ka shtyrë Shoqatën ILGA-Europe ta cilësojë Shqipërinë si një nga shtete e pakta në Europë që e ndalon me ligj diskriminimin me bazë identitetin gjinor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY