Skandali me filmimin, ironizon Manjani: Autoritetet austriake kanë nevojë për përvojën tonë...

Skandali me filmimin, ironizon Manjani: Autoritetet austriake kanë nevojë për përvojën tonë të çmuar…

91
0
Shares

Një reagim ironik ka ardhur sërish nga ish-ministri Ylli Manjani, i cili njihet për sulmet e tij ndaj qeverisë dhe jo vetëm.

Duke marrë shkas nga situata në Austri, ku një zv.kryeministri u kap në skandal kurrupsioni, Manjani ironizon duke i kërkuar Tiranës zyrtare të reagojë dhe të japë përvojën e saj në këto ngjarje.

I kërkoj Ambasadës së Shqipërisë në Austri të reagojë po aq fort sa Ambasada e Austrisë në Shqipëri, për çështje të tilla”,-shkruan Manjani teksa rendit dhe se çfarë duhet të bëjë.

REAGIMI I PLOTE

Deklaratë.😉

Me shqetësim të madh po përcjell ngjarjet në Austri, ku zëvendëskancelari atje u kap në një skandal korrupsioni politik.

Më vjen keq që ky skandal hedh gurë e baltë mbi demokracinë e institucionet publike në Austri.

I kërkoj Ambasadës së Shqipërisë në Austri të reagojë po aq fort sa Ambasada e Austrisë në Shqipëri, për çështje të tilla.

Me urgjencë t’i transmetohet autoriteteve Austriake përvoja jonë e çmuar për:
1. Shpalljen e Der Spiegel dhe Süddeutchezeitung si Kazanë.
2. Emërimin e Kanzelarit edhe si Zëvendëskanzelar dhe pastaj delegimin e detyrës tek kujt ti dojë qejfi. Mund ti ofrohet edhe ndihma e B. Haxhiut…
3. Marrjen e masave policore , pra të blerjes së gazit lotsjellës. Ta kenë gjendje.
4. Marrjen nën kontroll të menjëhershëm të mediave austriake, për t’i mbrojtur ata nga ndikimi Rus.

Ambasada jonë atje të ketë gati deklaratat publike edhe në Tëitter, kundër çdo veprimi të opozitës së Austrisë.

Parimet e reciprocitetit dhe ndihmës së ndërsjelltë janë i rëndësishme…

😀😀😀

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY