Moisi Habilaj mund t’i shpëtojë burgut, avokatja mbrojtëse: Nuk ka prova

Moisi Habilaj mund t’i shpëtojë burgut, avokatja mbrojtëse: Nuk ka prova

121
0
Shares

Avokatja e Moisi Habilaj, Maria Katerina Kaltabiano, kërkoi lehtësimin e akuzave dhe të dënimit për klientin e saj në Gjykatën e Katanias.

Në një dokument ekskluziv të siguruar nga RTV Ora janë zbardhur 7 pikat e linjës së mbrojtjes së avokates së Habilajve.

Para trupit gjykues në Gjykatën e Katanias, mbrojtja e Moisi Habilaj ka kërkuar:

1- Hedhjen poshtë të akuzave të ekzistencës së një grupi kriminal me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike.

2- Përjashtimi (hedhja poshtë) i pretendimit se Moisi Habilaj ishte drejtuesi e promotori i aktvitetit kriminal të këtij grupimi.

3- Përjashtimi (hedhja poshtë) i akuzës se ky ishte një grupim kriminal i armatosur.

4- Përjashtimi (hedhja poshtë) i rrethanave rënduese se në këtë grupim bënin pjesë më shumë se 10 persona.

5- Përjashtimi (hedhja poshtë) i masave rënduese se ky grup kriminal kishte aktivitet ndërkombëtar.

6- Dhënia e të drejtës së palës rrëzuese në bazë të ligjit 73 paragrafi 7 309/90 sipas të cilit Moisi Habilaj ka qartësuar pozicionin e tij.

7- Dhënia e rrethanave lehtësuese të përgjithshme si dhe dënim minimal për Moisi Habilaj.

Gjykata e Katanias ka konfirmuar datën e dhënies së vendimit më 19 qershor 2019, ora 15.00.

Sipas prokurorisë italiane, Moisi Habilaj së bashku me vëllain e tij Florjan Habilaj i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar italo-shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlerë mbi 20 milionë euro me mbështetjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit.

Arrestimi i 15 anëtarëve të këtij grupi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Rosa dei Venti” më 14 tetor 2017.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është hetuar dhe po gjykohet për bashkëpunim me këtë grup kriminal përmes krijimit të lehtësimit për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Me 10 dhjetor 2018, prokurori Antonio Bonono kërkoi dënim më të lartë për Moisi Habilaj, konkretisht 18 vite e 8 muaj burg, si dhe masa të tjera dënimi me burg për anëtarët e tjerë të grupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY