Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja kushtet që Samiti i BE do t’i vendosë Shqipërisë në dhjetor

27/11/2016
Ja kushtet që Samiti i BE do t’i vendosë Shqipërisë në dhjetor
Share on FacebookShare on Whatsapp


Sipas Ministrit të Jashtëm Grek Samiti i Dhjetorit i liderëve të Bashkimit Europian do vendosë disa kushte që Shqipëria duhet t’i zbatojë për të marrë një datë në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësim. Nikos Kotzias nënvizoi se tensionet Athinë-Tiranë komplikojnë anëtarësimin e Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias, ka parashikuar se Samiti i Dhjetorit i liderëve të Bashkimit Europian do të theksojë një sërë kushtesh që Shqipëria duhet të zbatojë para se të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Në një intervistë për radion greke Alpha, të dielën, Kotzias ka theksuar se ai personalisht e don Shqipërinë në BE, pse sipas tij, në këtë mënyrë Shqipëria do të jetë një fqinj më i mirë. “Do të shikoni edhe në vendimet e samitit, pas 20 ditësh, se do të nënvizohet nevoja që shqiptarët të sillen me ne si fqinj të mirë”, ka deklaruar Kotzias në intervistë.
I pyetur për shembjen e banesave në Himarë dhe për simbolikën, që sipas gazearit përmban ky veprim, Kotzias është përgjigjur, “Banesat nuk janë shembur ende duke shtuar, do të shikoni se në konkluzionet e samitit të BE në 15-16 Dhjetor që do të kenë të bëjnë me perspektivën e Shqipërisë, do të përfshihet edhe detyrimi që të mos preket e drejta mbi pronën e qytetarëve shqiptarë, rrjedhimisht edhe të minoritetit autokton grek”.
Por Kotzias thotë se do të ketë edhe kushte të tjera.
“Do të kërkohet luftimi i krimit të organizuar dhe posaçërisht droga, do të përfshihet nevoja e reformës administrative dhe veçanërisht reformimi i sistemit gjyqësor”.
Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, ministri i jashtëm greke ka vënë në dukje se ka një sërë problemesh, që janë mbledhur në një paketë, në një përpjekje për t’i zgjidhur para se të fillojnë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
“Me ekzistencën e këtyre problemeve, procesi i anëtarësimit do të komplikohet. Shpresoj që shqiptarët, tashmë do të përgjigjen më shumë dhe më mirë nga sa më parë”, ka theksuar Kotzias.
Ministri i jashtëm grek është pyetur edhe për deklaratat e kohëve të fundit nga Tirana që sipas palës greke kanë tensionuar situatën. Shefi i diplomacisë greke edhe një herë i ka shpjeguar këto deklarata me faktin e qenies së PDIU në koalicionin qeveritar.
“Në qeveria merr pjesë e ashtuquajtura parti e çamëve dhe kjo parti siç e kam vënë në dukje shumë herë, iu është rikthyer nacionalizmave ekstremë dhe miteve të mëdha sa i përket realitetit për këtë pjesë të popullsisë shqiptare”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.
nikos kotzias_copy_1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.