Goditi 41-vjecaren në banesën e saj, shoqërohet i riu me probleme mendore

Goditi 41-vjecaren në banesën e saj, shoqërohet i riu me probleme mendore

87
0
Shares

Policia e Pukës ka kryer shoqërimin e një 27-vjeçari me probleme mendore, i cili dhunoi një grua në banesën e saj në Fushë-Arrëz.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet M.N, i dënuar më parë për vjedhje do të dërgohet në Spitalin Psikiatrik të Tiranës.

Njoftimi:

Me dt.17.05.2019, shtetësja B. B. 41 vjeçe, banuese në Fushë-Arrëz, ka njoftuar se është goditur në banesën e saj nga  shtetasi M. N. 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Me marrjen e njoftimitl,  Policia ka bërë shoqërimin e  shtetasit të dyshuar M. N, i  cili njihet si përson me probleme të shëndetit mendor, i cili do dërgohet në Spitalin Psikiatrik nr.5 Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Puke, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” parashikuar nga neni 90 dhe 112   i Kodit Penal, në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit M. N.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY