Fotoja e përdhunimit të gruas kosovare mund të jetë e falsifikuar, deputetja:...

Fotoja e përdhunimit të gruas kosovare mund të jetë e falsifikuar, deputetja: Ju kërkoj falje të gjithëve…

200
0
Shares

Flora Brovina, deputetja nga Kosova, si duket ka vendosur ta sakrifikojë vetën duke mos treguar se kush e mashtroi. Ajo thotë që fotografinë nuk e ka verifikuar në momentet e fundit ndërsa ka kërkuar falje, raporton Gazeta Express.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është intervistuar nga prokurorët special ka dalur para gazetarëve. Në një paraqitje tejet të shqetësuar, Brovina, e zhgënjyer tha se nuk e ka besuar asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë i saktë.

“Nuk kam besu që ky dokument mund të jetë i saktë, saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit”, tha Brovina, raporton Gazeta Express

“Nuk e kam shkel privatësinë e askujt, nuk kam folur me emra të përveçëm për askënd”, tha ajo.

E pranoi se fotografinë nuk e ka verifikuar, para se të dilte me deklarata bombastike në publik.

Me vjen shumë keq edhe njëherë ju kërkoj falje të gjithëve, ndoshta nuk e kam verifiku fotografinë në momentin e fundit”, tha Brovina, transmeton Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur diku në Dukagjin, kështu më kanë thënë, tha ajo duke insistuar që të mos i bëhen më shumë pyetje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY