Fshehu dënimin në Itali, Prokuroria kërkon burg për ish-gjyqtarin e njohur

Fshehu dënimin në Itali, Prokuroria kërkon burg për ish-gjyqtarin e njohur

100
0
Shares

1 vit e 6 muaj burg kërkon Prokuroria e Tiranës për gjyqtarin Admir Thanza. Thanza akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Më 17 korrik të 2018-s KPK njoftoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. Vetë Thanza nuk ishte i pranishëm kur u dha vendimi.

Thanza ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari, i cili javën që shkoi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale.

Hetimi për ish gjyqtarin nisi pas seancës dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku konstatoi se Thanza është dënuar me vendim të formës së prerë për grabitje në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY