Fotografia e përdhunimit të gruas kosovare, Prokuroria Speciale nis hetimin

Fotografia e përdhunimit të gruas kosovare, Prokuroria Speciale nis hetimin

184
0
Shares

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se do të hapë hetime për dhunimin e një 35 vjeçare nga forcat serbe, për të cilin dëshmoi në seancën e Kuvendit, deputetja Flora Brovina duke publikuar një fotografi.

Përmes një komunikate për medie, prokuroria informon se do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Më tej Prokuroria Speciale njofton “ vetëm pas publikimit të fotos nga deputetja Brovina e ka kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, pasi që deri me tani për një fotografi të tillë nuk kemi pasur informata, as nga deputetja Brovina e as nga dikush tjetër”.

Ndër të tjera përmes këtij njoftimi, Specialja fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, t’i dërgojnë në Prokurorinë Speciale, pasi që sipas tyre në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes medieve apo gjatë debateve parlamentare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY