Horoskopi, 17 maj 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 17 maj 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

264
0
Shares

Dashi

Gjatë kësaj të premteje do të keni mundësi që ta jetoni me më shumë intensitet raportin në çift. Edhe lidhur me punën mund të ketë sqarime por mund të përfshiheni edhe në bashkëpunime të reja. Është një fazë gjatë së cilës gjërat do të ecin përgjithësisht mirë.

Demi

Kjo ditë kërkon që të tregoheni më të kujdesshëm, për shkak se mund të përballeni me ndonjë pengesë. Venusi dhe Saturni do të vendosin në vështirësi një lidhje të konfirmuar. Mund të përballeni me momente stresi, për shkak të një lodhjeje psiko-fizike.

Binjakët

Kjo e premte do të jetë ideale për të gjithë ata që duan sqarime lidhur me keqkuptime të mundshme. Në jetën tuaj do të ketë kaos dhe probleme të cilat nuk varen vetëm prej jush. Përgjithësisht ju i doni njerëzit që ua komplikojnë jetën ose ju krijojnë probleme. Jo më kot jeni të tërhequr nga persona të shenjës së Peshqve dhe Shigjetarit.

Gaforrja

Do të nisë për ju një fazë rikuperimi nga kaosi të madh që keni kaluar. Mundohuni që të gjeni më shumë kohë për veten dhe të kujdeseni më shumë. Saturni dhe Marsi kanë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Mundohuni që të lini hapur rrugën tuaj ndaj personave të tjerë.

Luani

Vini nga ditë të mbushura me stres, ku e keni ngritur zërin për çdo gjë. Por kjo e premte sjell përmirësimin e situatës, megjithatë duhet të bëni kujdes me kokëfortësinë, e cila mund të shkaktojë tensione të kota.

Virgjëresha

Jeni natyrë shumë pasionante dhe krijuese dhe në të njëjtën kohë tejet kritikë me veten dhe të tjerët, por edhe perfeksionit të pashërueshëm. Në këtë fazë do të jeni të dominuar nga romanticizmi dhe një pasion i shfrenuar. Bëni kujdes të mos ngatërroheni me emocione të reja.

Peshorja

Nëse keni përjetuar një krizë në çift së fundmi, ka ardhur momenti që duhet ta kaloni. Ndoshta është dikush që ka nevojë për sqarim. Pas një jave të ngarkuar në punë dhe familje, fundjava do të sjellë rikuperim. Po ashtu do të ketë diskutime dhe situata që duhen kaluar.

Akrepi

Hëna në shenjën tuaj do të bëjë që të ndiheni më mirë. Mundohuni që të rikuperoni një raport në krizë. Çiftet që kanë kohë bashkë, do të përfshihen nga një periudhë mërzie, ndaj duhet bërë e pamundura që kjo gjë të shmanget. Ndërkohë çështjet urgjente duhen trajtuar menjëherë.

Shigjetari

Kalimi tranzit i Marsit do ju ndihmojë që të sheshoni disi polemikat e kohëve të fundit, sidomos në punë. Nga ana tjetër do të jeni shumë simpatike dhe të sjellshëm para syve të të tjerëve.

Bricjapi

Ndikimi i kundërt i Hënës dhe Marsit do të bëjë që të jeni tejet xheloz dhe aspak të besueshëm. Mundohuni që para se të hidhni akuza, të flisni me sinqeritet.

Ujori

Si të mos mjaftonte ndikimi negativ i Venusit në shenjë, bashkohet edhe Urani duke e komplikuar seriozisht jetën tuaj sentimentale, shkruan noa.al. Mundohuni që të mbani situatën nën kontroll dhe të menaxhoni situatat e xhelozisë.

Peshqit

Nuk ka asnjë dyshim, kjo është dita juaj. Ndikimi i Hënës dhe Marsit do të bëjë që të jeni tejet sensual. E keni vetë në dorë se si ta orientoni sharmin tuaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY