Fotografia e përdhunimit të gruas kosovare, autorët janë sot zyrtarë të lartë

Fotografia e përdhunimit të gruas kosovare, autorët janë sot zyrtarë të lartë

300
0
Shares

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina është përballur me kritika të ashpra për publikimin e disa fotografive që dëshmojnë krimet makabre të ushtrisë serbe ndaj popullatës civile të Kosovës.

Gjatë seancës parlamentare në Kosovë, Brovina shfaqi një fotografi të një gruaje të përdhunuar nga disa ushtarë serbë në sy të familjarëve të saj. Fotografia që u përhap më pas në mediat sociale tronditi mbarë opinionin publik.

Brovina u akuzua se publikimin e fotografive e bëri për të fituar politikisht. I ashpër ishte edhe reagimi i ish presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila tha se një veprim i tillë është një goditje e rëndë për mijëra të mbijetuara të dhunës seksuale.

Sakaq, mediat në Kosovë, raportojnë se tre ushtarët serbë që shfaqen në fotografinë e përdhunimit, janë identifikuar. Sipas këtyre mediave, ata janë zyrtarë shtetërorë, njëri ish zyrtar Policor në Shterpc, ndërsa dy tjerë zyrtarë shtetëror në Zubin Potok dhe tjetri i punësuar në Ministrinë për Komunitete në Republikën e Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY