Protagonist në Bild, Manjani: Pse u përzgjodha nga gazeta gjermane

Protagonist në Bild, Manjani: Pse u përzgjodha nga gazeta gjermane

157
0
Shares

Ylli Manjani ishte mes të intervistuarve nga gazeta Bild,  e cila publikoi një artikull me nota kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama. Në emisionin ‘Top Talk’, juristi ka treguar se ishte kontaktuar nga gazetarët e Bildt, pasi kishin dëgjuar se ishte shkarkuar nga detyra si ministër për shkak të kërkesave të tij të rrepta në luftën kundër kanabisit.

“Duke qenë se jam një person që thotë atë që mendon. Gjithmonë çdo gjë që ka dalë nga goja ime është e imja. Unë nuk marr urdhra nga askush. Nëse do të isha i dikujt, do isha diku”, deklaroi Manjani, që deklaroi se me reporterin Peter Tiede është takuar në Tiranë dhe ka diskutuar gjërëisht para se të intervistohej.

Në prononcimin për Bild, Manjani foli për zgjedhjet, ku theksoi se “organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”, dhe shtoi se “qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY