I është refuzuar viza për në SHBA Petrit Vasilit?! Ja si përgjigjet...

I është refuzuar viza për në SHBA Petrit Vasilit?! Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

97
0
Shares

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në SHBA, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është pyetur nëse ka dijeni se nënkryetarit Petrit Vasili i është refuzuar viza nga autoritetet amerikane.

Kryemadhi është shprehur se nuk ka një informacion të tillë, duke shtuar se nëse ka një njeri pa probleme ai është pikërisht zoti Vasili, ish kryetari i grupit parlamentar të LSI-së. Por më tutje Kryemadhi ka thënë këto fjalë

“Nuk besoj se i është refuzuar viza. Nuk kam informacion. Në qoftë se ka një njeri pa probleme ai është zoti Vasili. Megjithatë unë nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët e mi e as bashkëshortin tim. Por zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ambasadës amerikane për reformën në drejtësi”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY