Gjykata vijon “lojën”, pas arrestimit i liron dhe 7 protestuesit e 13...

Gjykata vijon “lojën”, pas arrestimit i liron dhe 7 protestuesit e 13 majit

115
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 7 të arrestuarit nga policia në protestën e ditës së hënë.

Gjykata ka vendosur 5 masa detyrim paraqitje dhe 2 masa arrest shtëpie. Masa detyrim paraqitje është dhënë për: Arelin ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Panajot Miraka dhe Albi Gerba. Ndërsa masa arrest shtëpie për: Dritan Kuka dhe Qazim Nazera.

Të arrestuarit thanë para gjykatës se gjatë arrestimit të tyre, ishte ushtruar dhunë mbi ta.

Për protestën e 13 majit janë proceduar në gjendje të lirë edhe 15 protestues të tjerë.

“Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek DPPSH dhe DVP me kapsolla, punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim” bën me dije policia në komunikatën për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY