Rudina Dembacaj është një ndër aktoret dhe moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar. Prej kohësh drejton “Mos e fol shoferin” dhe normalisht që ka dhe ajo personazhet e preferuar që ka intervistuar apo ata që s’i kanë pranuar ftesën.
Dhe në një intervistë për “Revista Class”, Rudina ka rrëfyer për një prej tyre:
“Në fillim fare, para 2 vitesh, ftova z. Saimir Tahiri i cili u shpreh: “Nuk dua të jap nga fama ime, të bëhet i njohur emisioni yt”. Kam qeshur me lot!”
Rudina gjithashtu pranoi se nuk ka ftuar asnjëherë personazhe vetëm për audiencë, dhe ndonëse i shijon të gjitha intervistat, veçoi atë të Gentian Zenelajt që është njëkohësisht një ndër miqtë e saj më të mirë.
Disa pjesë të shkëputura:
Cili është ai personazh që nuk e ka pranuar asnjëherë ftesën për të të ardhur në emision?
-Në fillim fare, para 2 vitesh, ftova z. Saimir Tahiri i cili u shpreh: “Nuk dua të jap nga fama ime, të bëhet i njohur emisioni yt”. Kam qeshur me lot!
Po ai personazh që e ke ftuar vetëm sepse të duhej për audiencë?
-Asnjë!
Intervista që të ka lënë më shumë mbresa?
-I shijoj të gjitha, sinqerisht. Do veçoja Gentian Zenelajn, sepse është dhe mik shumë i veçantë për mua.
Çfarë mendon se të diferencon nga moderatoret e tjera?
-Secila prej nesh ka identitetin e saj.
Cila mendon se është moderatorja më e mirë shqiptare?
-Rudina Dembacaj.
Çfarë mendon për emisionet e së shtunës që janë në të njëjtin orar me ty? Cilin e sheh si konkurrent më të fortë?
-Janë të gjithë konkurrentë të fortë. Po të ishin të dobët, nuk do “rritesha” unë çdo ditë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/