Avazi i Ramës me “Kur do flasim”, ish-deputeti i kthen përgjigje: Bën...

Avazi i Ramës me “Kur do flasim”, ish-deputeti i kthen përgjigje: Bën mirë të flasësh me avokatin tënd

84
0
Shares

“Kur do flasim?” Kjo ishte pyetja që kryeministri Edi Rama i bëri kryedemokratit Basha në konferencën me gazetarët fill pas protestës marshim që kreu opozita ditën e hënë. Në një kohë kur Basha ende nuk ka dhënë një përgjigje, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj duke ironizuar pyetjen e kryeministrit ka vendosur t’i kthej një përgjigje këtij të fundit.

I ftuar në Byro Politike në Abc News, ish-deputeti ka ironizuar pyetjen e Ramës duke i sugjertuar që kryeministri bën mirë të flasë me avokatin e tij mbrojtës.

Nuk është ultimatum se të kërkosh zgjedhje të lira nuk është ultimatum. Fillohet nga kjo që shqiptarët të votojnë të lirë. Pse kemi kërkuar që të mos jetë Rama kryeministër? Sepse ka një sërë episodesh filluar më së paku nga 2015. Menyja është e thjeshtë për shqiptarët e uritur për demokraci. Menyja është kjo: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, një qeveri tranzitore që garanton barazinë e palëve dhe lirinë e shqiptarëve për të votuar me një mandat të tillë të përcaktueshëm aq sa për të garantuar këto zgjedhje të lira.

A rivendoset kështu tulla e parë e demokracisë, vota e lirë? Ne besojmë që po. Nuk e kemi bërë për të marrë pushtet në tryezë. Nga ky moment besoj se çdo gjë ecën në mënyrë normale. Nuk është ultimatum. Të të shkruajë gazeta më e madhe gjerman “Bild” që Rama është kapur në krim elektoral, vetëm të fyejmë inteligjencën mos të pranojmë që të kërkojmë me një arsyetim normal. Unë them dhe një gjë tjetër. Kur thotë ai “kur do flasim, kur do flasim”, unë e kam një përgjigje. Juridikisht me kë do flasë? Ai ka vetëm një njeri me të cilin duhet të flasë, me avokatin e vet për krimet elektorale që ka kryer. Ne po kërkojmë vetëm kaq, kryeministër jo sepse vjedh zgjedhjet”, tha ish-deputeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY