Kandidati i PS në Berat, “hajduti” i doktoraturave që u gradua nga...

Kandidati i PS në Berat, “hajduti” i doktoraturave që u gradua nga Rama

98
0
Shares

Në çdo debat televiziv, kur flitej për Ligjin e Arsimit të Lartë, Ervin Demos i përlqente të shfaqej si “violinë e parë”. Një mbrojtës i zharrtë i atij ligji, që rezultoi ndër më skandalozet, çka detyroi studentët të dilnin për një muaj në një protestë të madhë, duke vënë seriozisht në vështirësi edhe kreun e qeverisë Edi Rama, që në dhjetor të vitit të kaluar shkarkoi gjysmën e kabinetit të tij.

I dështuari i atij ligji, i shkarkuar si “grabitës” doktoraturash, sot është kandidati i Rilindjes për të një nga bashkitë e mëdha të vendit, Beratin. Por ish-zëvendësministri i Arsimit është shkarkuar nga detyra pasi iu zbulua se diploma e doktoraturës së tij ishte plagjiaturë (kopje e një studimi me autorë të tjerë). Këtë zbulim e publikoi Taulant Muka. Këtij i thonë shtet… Rama jo vetëm qeveris si në bahçen e tij në Surrel, por edhe fyen masivisht inteligjencën e shqiptarëve.

Njëri prej artikujve, i botuar në vitin 2011, që mban titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, pretendohet se është kopjuar nga Zv.ministri i Arsimit dhe deputetja e PS Blerina Gjylameti, si kandidate për doktoraturë.

“Në këtë shembull, zv. Ministri i Arsimit është autor i parë- 100% copy-paste! Edhe punimet e tjera nga Zv.ministri janë gjithashtu plagjiaturë. Ne fakt, ka shumë shembuj të tillë Shqipëri jonë; njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me arsimin japin mësim, “motivojnë” të rinjtë, drejtojnë departamente, fakultete dhe universitete, dhe bëjnë edhe “politikat” në arsim! Të rinjtë kanë nevojë për njerëz me vlera dhe akademike të cilët arsimin e kanë pasion dhe i inspirojnë! Sigurisht që me këtë realitet rinia shqiptare dhe “mendja” do largohet nga Shqipëria,” shkruan Muka.

Shkarkoi Demon dhe në vendin e tij emëroi pikërisht Taulant Mukën, por ky i fundit nuk kishte jetën e gjatë, pasi vetëm dy javë pasi mori postin e numrit dy të Ministrisë së Arsimit dha dorëheqjen.

Në bazë të ligjit, gjithkush që zbulohet se ka krye plagjiaturë, minimalisht i hiqet titulli shkencor që ka. Njëkohësisht, nisin edhe hetimet nëse nëpërmjet “gradës shkencore të futuar me vjedhje”, ka përfituar ose jo në marrjen e posteve të rëndësishme.

Demo nuk mund të punësohej në asnjë administratë shtetërore, për aq kohë sa iu zbulua se kishte vjedhur punimin shkencor të dikujt tjetër dhe e kishte prezantuar si të tijin. Por kryeministri Edi Rama është “magjistar” i vërtetë. E shkarkoi, e denigroi, por në fund i dha njs shans të artë, që rrallëherë të vijnë në jetë. Sot Erin Demo është kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të bashkisë Berat.

Prej disa javësh përflitej emri i tij, madje në qytetin e një mbi një dritareve e kishin parë shpesh kohët e fundit, teksa përgatitej për fushatë elektorale. Tashmë nuk do ketë nevojë, pasi me është i vetëm, pa asnjë rival.

Pyetja që ngrihet mbetet gati retorike, por në rastin e tij duhet bërë. A mund ti besohen fondet publike dhe taksat e qytetarëve një personi që di mirë të “vjedhë”?/boldnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY