Arrestohet në flagrancë nën/komisari i Policisë, ja arsyet e ndalimit

Arrestohet në flagrancë nën/komisari i Policisë, ja arsyet e ndalimit

130
0
Shares

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka kryer arrestimin e një oficeri policie, i cili akuzohet se i ka vjedhur sendet personale një shtetasi të ndaluar.

Oficeri i ndaluar nga SHÇBA, është nën/komisari E. S, 39 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, pasi si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Korçë i ka marrë telefonin një shtetasi të ndaluar dhe nuk ia ka kthyer më.

Njoftimi i policisë:

‘SHÇBA ndaloi oficerin e Policisë të dyshuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën

Pas një denoncimi mediatik, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, N/Komisar E.S., 39 vjeç, banues në Korçë.

 

Ai ishte me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Akuzat ndaj tij janë për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i formularëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

SHÇBA falënderon dhe nxit median dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.’

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY