VIDEO/”Kaubojsi” me luleshtryshe tallet keq me ministrin Çuçi: Eshtë burri i gruas...

VIDEO/”Kaubojsi” me luleshtryshe tallet keq me ministrin Çuçi: Eshtë burri i gruas së Edi Ramës

187
0
Shares

Përmes një video, të publikuar në rrjetet sociale, kandidati i Aleancës Demokristiane për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, ka vendosur të bëjë ironi ndaj ministrave të Ramës, duke u tallur keqazi me stilin propagandastik të tyre.

Kësaj radhe “viktimë” e ironisë së tij ka qenë ministri Bledi Çuçi, i cili para pak ditësh iu përgjigj shqetësimit të konsumatorëve shqiptarë mbi produktet me pesticide që konsumojnë shqiptarët.

Çuçi, ndër të tjera tha: “Kemi struktura që kontrollojnë.  Nuk e mohoj që ka raste të shkëputura me % më të lartë të pesticideve nga sa është norma. Nuk duhet të krijohet perceptimi dhe përshtypja që çdo gjë është helm dhe është e pakontrolluar”.

Mirëpo këtë deklarim, sa të pavërtetë, aq dhe të papërgjegjshëm të ministrit të bujqësië shqiptare, e ka shfrytëzuar për ta bërë objekt talljeje Eduart Ndoca.

Ai e ka quajtur Çuçin burrin e gruas së kryeministrit Edi Rama. Në videon e mëposhtme ai shprehet se  meqë ministri thotë se nuk kanë hormone luleshtrydhe do t’i hajë ato.

“Ju e dini problemin e këtyre me hormoneve. Çuçi nuk e dini ju a e njihni Çuçin, është burri i gruas së Edi Ramës. Çuçi thotë që këto nuk kanë hormone. Po e bëj provën se edhe Çuçi ka ngrënë, kur ka ngrënë dhe ai, ka kaluar javën dhe nuk ka vdekur. Është bërë luleshtrydhja sa një domate”, është shprehur Eduard Ndocaj.

Ndiqeni videon pikante të talljes së “kaubojsit” me ministrin Çuçi:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY