Vrau gruan gjyqtare, burg përjetë Fadil Kasemit

Vrau gruan gjyqtare, burg përjetë Fadil Kasemit

135
0
Shares

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë “burgim i përjetshëm” për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.

Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin më 17 janar dhe dënoi Kasemin për 3 vepra penale, vrasje me paramendim, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje.

Krimi i rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

Gjyqtarja  u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi, me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

Vrasja u shënua pranë shtëpisë ku banonte gjyqtarja Fildes Hafizi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY