Dy punonjës të firmës “Xh & M sh. p. k” janë ndaluar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për aksidentin mbrëmë në Vlorë, ku një makinë BMW X6 ra në gropën e Lungomares.
Të ndaluarit janë Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjës i Sigurimit Teknik dhe Tomor Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka bërë ndalimin e këtyre dy shtetasve, si autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes si dhe për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/