DETAJE/Plani opozitar vazhdon, Basha mbledh kryesinë dhe aleatët në seli

DETAJE/Plani opozitar vazhdon, Basha mbledh kryesinë dhe aleatët në seli

144
0
Shares

Partia Demokratike do të vazhdojë aksionet e saj, ndërsa ka plane të reja.

Ditën e sotme, Lulzim Basha do të zhvillojë një sërë takimesh me strukturat e PD, ku do të vendoset vijimësia e aksionit opozitar. Gjithashtu në orën 10:30 ka nisur një takim me aleatët, pra me kryetarët e partive të vogla, ndërsa në 11:30 do zhvillohet në selinë blu mbledhja e Kolegjit te Kryetareve. Kurse në 13:00, kreu i PD, Lulzim Basha ka parashikuar një takim me kryetarët e degëve të PD në rrethe.

Të gjitha këto takimet e Bashës parashikohen të përmbyllen në një mbledhje të përbashkët me kryesinë e PD dhe grupit parlamentar, në orën 17:00.

Dje gjatë konferencës me gazetarët, kreu demokrat tha se sot do takohet me “forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe ka therritur një konsultë të gjithë koalicionit të bashkuar të opozitës për agjendën e aksionit politik”.

Basha tha se do të vazhdojnë sërish me protestat, ndërsa u shpreh se protestuesit nuk i ndali as shiu, e as Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY