Artikulli i gazetës gjermane, reagon Manjani: Lexojeni mirë atë shkrim…

Artikulli i gazetës gjermane, reagon Manjani: Lexojeni mirë atë shkrim…

134
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar dhe njëherë ditën e sotme lidhur me artikullin e publikuar nga BILD.

Kujtojmë se e përditshmja më e madhe gjermane, Bild, publikoi një shkrim për situatën në Shqipëri, me akuza të forta ndaj qeverisjes së Edi Ramës, duke shkaktuar një valë reagimesh në Tiranë.

Një nga personat e intervistuar nga gazeta gjermane ishte edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”, tha Manjani për gazetën.

Mëngjesin e sotëm, Manjani shkruan se disa portale e paragjykuan qëndrimin e tij për gazetën.

Postimi i Manjanit:

Shumë interesant konkluzioni “i njëjtë” i recituar në kor nga media të qeverisë, për shkrimin e Peter Tiede në BILD dje. Ata thonë, se shkrimi bazohet në tre fjali të miat dhe të disa të tjerëve që nuk e duan qeverinë dhe se për këtë nuk ja vlen.

Ata gjithashtu se gazetat e huaja shkruajnë atë çfarë themi e shkruajmë ne këtu. Më vjen të qesh me këtë argumentim të mjerë.

Sipas kësaj logjike del se prestigjozen gjermane BILD e kontrolloj unë…

Hahahahahahahahahahha

Duhet të kesh hall të madh të prodhosh këto fjalë e ti shesësh si argument! Tre fjali të miat në atë mori fjalësh me përmbajtje të fortë politike të autorit të shkrimit nuk janë thelbi i atij shkrimi.

Mirë është të merret seriozisht ai raport sepse e bën një media që ka ngrënë shumë koka politike në Gjermani dhe më gjerë…

Së fundi, për t’i dhënë një përgjigje konklizionit se “mediat e huaja shkruajnë atë që shkruajmë e themi ne këtu”. Po mirë more shokë e shoqe, le ta marrim si të vërtetë këtë gjë, pyetja është, përse BILD nuk ju citon juve por mua?!

E pra ju shkruani e flisni shumë më shumë se unë…

Ndaj lexojeni mirë atë shkrim, kundërshtojeni po të doni, por mos e relativizoni me argumente qesharakë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY