Vazhdon “telenovela”, shtyhet sërish seanca e Shullazit

Vazhdon “telenovela”, shtyhet sërish seanca e Shullazit

170
0
Shares

Gjykata Apelit për Krime të Rënda ka shtyrë sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij dhe shkak është bërë mungesa e gjyqtarëve.

Seancën e fundit, Gjykata iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor për të zëvendësuar gjyqtarin e përjashtuar, por kërkesa ende nuk ka marrë një përgjigje dhe në këto kushte gjykimi nuk mund të vazhdonte.

Ndërkohë, seanca është zhvilluar mes debateve, pasi avokati Denion Bogdani, pretendoi se ata nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën që kanë bërë për përjashtimin e gjyqtares Albana Boksi, por sipas gjykatës ka një vendimmarrje dhe kërkesën mund ta marrin në sekretari.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY