Ish-ministri i PS sulmon Veliajn: U kthe qytetarëve lekët e marra padrejtësisht

Ish-ministri i PS sulmon Veliajn: U kthe qytetarëve lekët e marra padrejtësisht

104
0
Shares

Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se taskat në bashkinë e Tiranës janë shtuar, duke krijuar një problematikë shqetësuese për qytetarët e Tiranës.

Malaj tha për “Faxnews”, ku u shpreh se deputetët nuk duhet të mbështesin mbitaksimin e qytetarëve.

Ai foli për rritjen e taksës së ujit dhe të dritave, ku u shpreh se rritja e tyre duhet të bëhet në mënyrë graduale.

“Në bashkinë e Tiranës taksat janë shtuar dhe kjo krijon një problematikë shqetësuese.Tirana ka 34 deputertë që mund të përcaktojnë që Tirana të ketë shkolla të reja dhe klasa më me pak nxënës. Taksat gjithmonë krijojnë një lloj problematike. Shpresoj që deputetët e Tiranës të ndahen në të majtë e të djathtë, ata nuk duhet të mbështesin mbitaksimin e qytetarëve. Ata në mandatin e tyre kanë një përgjegjësi ndaj popullit. Kështu që zhvillimi ekonomik e social nuk bazohet vetëm në rregullimin e rrugëve.Veliaj tashmë duhet të kthejë paratë e marra padrejtësisht”.

Si do ta kthejë Veliaj borxhin ndaj taksave të mbledhura?

Në këtë rast, si krytar bashkie,ai duhet të gjejë një mënyrë që t’ua kthejë borxhin qytetarëve. Veliaj tashmë duhet të kthejë paratë e marra padrejtësisht

Rritja e çmimit të ujit, a mund të kemi një abuzim paraprak?

Nuk mund të nxitojmë, por sektori i furnizmit me ujë është një nga sekrorët më të vështirë. Bashkia ka detyrë që të bëjë transaprencë kushtetuese. Me ujësjellësat, masat e përmirësimit ka qënë më e butë. Theksojmë se duhet qeverisur me zemër jo me gjoba, e dyta nuk qeveriset me telefon, por në mënyrë shkencore. Taksimi i ujit dhe dritave është një problem i madh dhe duhet të bëhen gradualisht. Për taksën e dysfishtë do të shkojmë në Gjykatën kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY