Basha: Kandidatja e Ramës në Durrës e lidhur me dosjen 339

Basha: Kandidatja e Ramës në Durrës e lidhur me dosjen 339

76
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar Ramën si një kryeministër të lidhur me krimin, ka deklaruar se së shpejti PD do publikoje fakte për listën e kandidatëve të Ramës të diktuar nga krimi

Ndërsa ka përmendur kandidatin për kryetar bashkie në Shijak si të lidhur me Abdylajt dhe Keçajt, Basha nuk la pa përmendur edhe kandidaten e Partisë Socialiste në Durrës

“Ai është ngjitur pas karriges, që e ka marrë peng krimi i organizuar. Dhe nuk është justifikim ajo që thotë se nuk iki se jam i kërcënuar. Kush e kërcënon? Krimi i organizuar?  Është ngjarje e ndodhur me parë edhe kjo.

Një kryeministër i marre peng nga krimi duhet të largohet një orë më parë.  Por besoj se ai është bashkëpunëtor me krimin. këtë e provon edhe lista e kandidatëve.  Kandidati i Shijakut është i vendosur nga Avdylajt dhe Keçajt. Shumë shpejt do të dalin fakte për këtë. Kandidatja e Durrësit qe është peng i njeriut të dosjes 339.  Lista e Edi Ramës është pasqyra e qeverisë së Ramës’. tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY