“I vrarë me plumb në kokë”, Çfarë thuhet në certifikatën e vdekjes...

“I vrarë me plumb në kokë”, Çfarë thuhet në certifikatën e vdekjes së Admir Murataj

194
0
Shares

Eshtë dorëzuar në Gjykatën për Krime të Rënda çertifikata e vdekjes së Admir Muratajt.

Prokuroria ka paraqitur certifikatën e cila ka mbërritur nga Bashkia e Tropojës.

Në këqyrjen paraprake në certifikatë bie në sy deklarimi se Admir Murataj ka mbetur i vrarë me një plumb në kokë, në afërsi të syrit, i vrarë në rrugë.

Seanca për mbylljen e dosjes së tij është shtyrë dy herë të tjera, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të pushohet. Seanca për sot ishte parashikuar të fillonte në 10:00, por akoma nuk ka filluar.

Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY