DETAJE/ Grabitja e dyshimtë e karburantit, kamerat s’funksiononin, rojet njoftuan pas 5...

DETAJE/ Grabitja e dyshimtë e karburantit, kamerat s’funksiononin, rojet njoftuan pas 5 orësh

63
0
Shares

Foto Ilustruese

Një nga karburantet më të mëdhenj në Durrës , pranë Urës së Dajlanit është grabitur mbrëmë rreth orës 02:00 .
Sipas Policisë, ngjarja është raportuar në orën 6:45, pra pas rreth 5 orësh, duke lënë të dyshohet se kjo nuk është një grabitje e zakontë.
Rojet pretendojnë se persona të paidentifikuar kanë hyrë nga dera mbrapa  pikës së karburantit dhe kanë marrë kasafortën, e cila kishte rreth 100 000 – 200 000 lekë (të reja) dhe disa tollona.
Hija tjetër e dyshimit është fakti se kamerat në atë orë ishin të fikuara dhe autorët, ende të paidentifikuar e dinin mirë se ku gjendej kasaforta.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë,  të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY