LISTA/ Ja nje nga kandidatet e Bindjes, ish- kryetari socialist i qarkut

LISTA/ Ja nje nga kandidatet e Bindjes, ish- kryetari socialist i qarkut

500
0
Shares

Partia e Patozit ka publikuar sonte edhe emrat e kandidateve te saj per bashkite. Ata jane 25 emra.

Lista:

Arben Skënderi në Tiranë.

Salvador Kacaj në Lezhë.

Valbona Mezini në Vlorë.

Ylber Gjeta në Kamëz.

Leonard Olli në Korçë.

Abedin Uruci në Kukës.

Pjerin Spathari në Malësinë e Madhe.

Edmond Piroli në Kurbin.

Edison Hasanaj në Tropojë.

Valbona Sakollari ne Durres

Fation Feka ne Kolonje

Ilir Balla ne Bulqize

Pavllo Shkarpa ne Berat

Shkelzen Qoku ne Diber

Gezim Malko ne Tepelene

Shkelqim Muho ne Kelcyre

Shkelzen Qoku ne Diber

Devi Hebibasi ne Skrapar

Bledar Sinella ne Kavaje

Arben Pohumi ne Shijak

Nje prej kandidateve eshte edhe Abedin Orici, ish- kryetar i qarkut Kukes. Ai ka qene edhe ish-kryetari socialist i Komunes së Kolshit në Kukës.

PD e denoncoi kete  zgjedhje pasi sipas saj “Edi Rama ka dërguar në krye të këshillit të qarkut të Kukësit, një person me të shkuar problematike”.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se Oruci është personazh i kronikave të zeza, mjafton të fusni në google emrin e tij për të parë sa të pasur e ka CV-në, dhe pikërisht për shkak të aktiviteteve të paaligjshme u shkarkua nga qeveria e mëparshme nga detyra e kryetarit të komunës Kolsh.

Por Abedin Oruçi ushtroi edhe dhunë ndaj sekretarit të këshillit të market, e po ashtu, mori me dhunë zyrën e kreut të këshillit të qarkut, pas një mbledhjeje të paligjshme.

Kryetari i Komunes Kolsh, Abedin Oruçi, në tetor të viti 2011 ka hapur zjarr me pistoletë ndaj turmes se njerezve qe protestonin per një minierë të hekur-nikelit në Mamëz.

Oruci është shkarkuar dy herë nga Kryeministri Berisha si kryetar komune por dy here është rikthyer nga gjykata.

Abedin Oruçi është ndaluar edhe në Prizren në korrik 2008 me akuzë për përfshirje në trafiqe por edhe atje është liruar nga gjykata e qytetit gjë që solli edhe shkarkimin e tij te menjehershem ne Shqiperi.Për këtë rast Kryeministri ndërmori shkarkim të mënjehershëm, por pak kohë më vonë Gjykata e Kushtetuese e ktheu në punë.

Në janar të 2010 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) e kallëzoi penalisht kryetarin e Komunës Kolsh, Qarku Kukës, Abedin Oruçi, për fshehje të pasurisë në shifrat mbi 30 milionë lekë të reja. Oruçi, kishte fshehur në deklarim: 3 objekte banimi, me sipërfaqe totale ndërtimi 1020 m²; troje me sipërfaqe të përgjithshme 3614 m²; si edhe një pikë karburanti, të gjitha në territorin e qarkut Kukës. Sërish është shkarkuar nga detyra me një vendim të kryeministrit të atëhershëm Berisha, por sërish Gjykata Kushtetuese e ka kthyer në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY