Demokratët kanë përkujtuar sot ditën e Pavarësisë dhe të çlirimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Kryetari i PD në një urim për mediat bëri thirrje që politika të bashkohet për ta bërë Shqipërinë jo më vendin ku shqiptarët duan të ikin.
Basha theksoi se është e rëndësishme që vendi të jetë bashkë dhe shqiptarët të kthehen dhe mos të braktisin vendin.
“I uroj të gjithë bashkatdhetarëve të gëzojnë Pavarësinë.
I uroj të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve dhe së bashku ta kthejmë Shqipërinë në një vend ku shqiptarët të kthehen dhe jo të ikin”, u shpreh Basha në urimin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/