EMRI/I vunë flakën makinës së ish-policit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

EMRI/I vunë flakën makinës së ish-policit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

133
0
Shares

UPDATE- Detaje të reja mësohen nga një tjetër ngjarje e ndodhur në Cërrik.

Një automjet u përfshi nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.1 të Cërrikut. Në momentin kur i është vënë flaka, automjeti ndodhej i parkuar përpara banesës së pronarit.

Burimet bëjnë me dije se makina e djegur pjesërisht nga flakët i përket një ish-efektivi policor, të identifikuar si Isuf Kamberaj, i cili tashmë është pensionist.

Ish-efektivi Isuf Kamberaj, të cilit i dogjën automjetin një natë më parë në Cërrik ka treguar se nuk ka konflikte me njeri. I pyetur nëse dyshon tek ndonjë person, si autor të zjarrëvënies, ai është shprehur se ‘jo’.

Automjeti i tipit “Opel” me targa AA 623 BB, përdorej nga i biri i Kamberajt, Eglantino. Ndërkohë dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY